Site icon Telegrafi

Thiago Alcantara, pensionohet befasisht nga futbolli në moshën 33 vjeçare

Në fund të muajit të kaluar, Thiago Alcantara u largua zyrtarisht nga Liverpool pas skadimit të kontratës së tij. 33-vjeçari ishte lidhur me shumë klube gjatë javëve të fundit, përfshirë Gironan, por siç rezulton, ai ka vendosur të mos nënshkruajë për asnjë klub.

Siç raporton Fabrizio Romano, Thiago ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist me efekt të menjëhershëm.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka vuajtur kryesisht me lëndime gjatë viteve të fundit, gjë që bënte që ai rrallë të paraqitej për Liverpoolin.

 

Thiago e filloi karrierën e tij në akademinë La Masia, ku kaloi në ekipin e parë ku do të bënte 101 paraqitje midis viteve 2009 dhe 2013, u pastaj iu bashkua Pep Guardiolës te Bayern Munich.

Gjatë kësaj periudhe, ai ishte një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror. Ai kaloi shtatë vjet në Bavari, përpara se të zgjidhte Liverpool në vitin 2020.

Lexo po ashtu Top 10 futbollistët e lirë më të vlefshëm në futbollin botëror

Javët e fundit, Thiago ishte lidhur me Barcelonën – por si pjesë e stafit të trajnerit të Hansi Flick. Duke qenë se ai tani po pensionohet, një lëvizje si kjo mund të jetë një mundësi e mirë për spanjollin./Telegrafi/ 

Exit mobile version