Vizitorja e paemëruar që ka thyer një stoli nga guri zhadit, në një dyqan në Yunnan të Kinës, është alivanosur kur ka kuptuar se kushton rreth 40 mijë euro.
Derisa ka dashur ta fuste në dorë, i ka rënë në dysheme dhe iu nda në dy pjesë, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, ajo humbi ndjenjat dhe iu desh ta kontrollonin edhe mjekët.
Familjarët e saj i ofruan shitësit dhjetëmijë euro, por ai refuzoi sepse konsideroi se janë pak.
Komisioni që e ka vlerësuar sa kushton kjo stoli dore, ka thënë se ajo detyrohet të paguajë gjysmën e çmimit, për çka është pajtuar se do ta bënte.
Zhadi është një gurë shumë i kërkuar në Kinë, pos dukjes së mahnitshme, konsiderohet se sjellë fat të mirë dhe jetë të gjatë. /Telegrafi/