Ekipi i Rita Orës thuhet se i ka ofruar një shumë prej 5000 funtesh restorantit ku festoi ditëlindjen e 30-të, ndërsa theu rregullat e izolimit – thonë policët.
Ata gjithashtu kishin të fikur kamerat CCTV, teksa të ftuarit mbërritën më 28 nëntor – në mes të izolimit të dytë në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia thotë se disqet e forta CCTV u riformatuan dy ditë më vonë, por që nuk kishte asnjë filmim të disponueshëm nga muaji i kaluar.
Detajet më pas dolën në një rishikim të licencës për Casa Cruz në Notting Hill të Londrës.
Në një deklaratë për policët të dhënë më 1 dhjetor, pronari i lokalit, Scottie Bhattarai, tha se ai u kontaktua nga një përfaqësues i Ritës në celularin e tij privat në orën 5.30 pasdite.
Ai tha se personi dëshironte të rezervonte një pjesë për ‘ndejë e pije’ dhe ia ofruan atij një shumë prej 5000 funtesh.
Pjesa më e madhe e stafit po qëndronin në një situatë të vështirë, kështu që Bhattarai shkoi në vendin e ngjarjes për ta ‘lehtësuar’, duke pranuar se ishte ‘lakmitar’.
I njëjti më tej deklaroi se plani ishte për rreth shtatë mysafirë, por në orën 21:00 u paraqitën 20 prej tyre.
Aty përfshihej modelja Cara Delevingne, motra e saj Poppy dhe Vas Morgan.
Policia u thirr pak para mesnatës, derisa fotografitë e Ritës me miqtë e saj dolën më vonë duke u larguar nga lokali.
Dyert ishin mbyllur kështu që ata trokitnin në dritare por nuk morën përgjigje nga ata që ishin brenda.
Deklarata e Scottie thotë se të ftuarit sollën me vete alkoolin e tyre – Prospero Tequila, me të cilët Ora ka një bashkëpunim prej një kohe.
Raporti shton: “Nuk dëshironin që të bëheshin regjistrimet e të pranishmëve, prandaj pronari i lokalit vendosi t’i fikte kamerat midis 18.00 dhe 18.30”.
Bhattarai ndërkohë nuk pranoi të jepte detajet se kush e organizoi ndejën, ndonëse shtoi se në atë kohë nuk u bë asnjë pagesë.
Artistja shqiptare më vonë kërkoi falje për ‘thyerjen e rregullave’ dhe doli vullnetare për të paguar një gjobë prej 10 mijë funtesh.
Për veprimin e saj, ajo u kritikua e u qortua edhe nga prindërit Besnik dhe Vera Ora. /Telegrafi/