Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”.
Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë.
Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro.
“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhdë shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim. Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.” – është shprehur Egla.
Ndërkohë, opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari komentuan gjithashtu sjelljen e Eglës.
Ori Nebijaj: Po më duket sikur ata po e faktorizojnë vetë Eglën si një lojtare të fortë. Në këtë raport mendoj se janë duke e ndihmuar Eglën.
Arbër Hajdari: Ju jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor. Mendoj që ishte një strategji e Eglës dhe nuk më pëlqeu fare se prishi një lojë. Ishin afër për ta çuar çmimin në 120 mijë. /Telegrafi/