Telegrafi

Theu rekordin e bashkëkombëses, Christina Koch qëndroi 328 ditë në hapësirë – i përshkoi 223 milionë kilometra

Astronautja amerikane e NASA-s, Christina Koch, ka thyer rekordin duke qëndruar më së gjati në hapësirë. Fluturakja ruse Soyouz që e kishte transportuar Kochin, ka arritur të zbret me parashutë në Kazakistan rreth orës 09:12 minuta, shkruan BBC.

Ajo i ka kaluar 328 ditë në stacionin hapësinor ndërkombëtar (ISS), duke thyer rekordin që më parë e mbante kolegia e saj Peggy Witson, gjithashtu nga SHBA, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte qëndruar në ISS vetëm 12 ditë më pak sesa Scott Kelly, që e mban rekordin e të gjitha kohërave.

“Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur me veten”, ka deklaruar ajo patra gazetarëve derisa qëndronte pranë kapsulës, pak momente pasi kishte prekur borën.

Gjatë misionit ajo kishte përshkruar 223 milionë kilometra. Në Soyouz ishte kthyer në tokë me dy anëtarë tjerë të ekuipazhit, astronautin italian nga agjencia hapësinore evropian, Luka Parmitano dhe rusin Alexander Skvortsovo. /Telegrafi/