Telegrafi

Thierry Henry tregon se si u befasua nga tifozët e Arsenalit në lidhje me Granit Xhakën

Thierry Henry u befasua nga ndryshimi i opinionit të tifozëve të Arsenalit për mesfushorin Granit Xhaka.

Xhaka shkëlqeu në një rol më të avancuar nën drejtimin e Mikel Artetës, ku shënoi nëntë gola dhe dha shtatë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat.

30-vjeçari ishte kritikuar nga shumë para sezonit të kaluar për formën e tij në Arsenal, ndërsa këtë vit ai  largua drejt Bayer Leverkusen për 24 milionë euro.

Henry thotë se nuk është çudi që Xhaka u përmirësua, duke pasur parasysh se luajti në një rol më të avancuar.

“Njerëzit më bënin të qeshja vitin e kaluar kur thoshin se si ‘Granit Xhaka ndryshoi’. Epo, padyshim që ai nuk luante më para mbrojtjes dhe normalisht që bën më pak gabime”.

Lexo po ashtu Martinelli flet për largimin e Xhakës, tregon a mund ta përballojnë humbjen e tij

“Ai nuk e humb topin shpesh, ka nivel të lart të paraqitjes në çdo ndeshje. Ai shënon po ashtu shumë gola. Është lojtar i nivelit të lart”, ka thënë Henry.

Xhaka mbërriti në Emirates në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach, ndërsa sa ishin trajner Arsene Ëenger dhe Unai Emery, ai luante më shumë si mesfushor mbrojtës. /Telegrafi/