Site icon Telegrafi

Theret një 18 vjeçar në Prizren, pëson lëndime të rënda

Foto: Arkiv

Një i ri, 18 vjeçar është therrur me thikë në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, teksa lajmin për Telegrafin e konfirmoi rreshteri Vesel Gashi nga Polica e Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Gashi bëri të ditur se i riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare. I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version