Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Këtë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej” në kryeqytet, duke shtuar se rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor.
“ Është raportuar për një rast në rrugën ‘Eqrem Çabej” në Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë arrestuar tre të dyshuar, ku një tjetër vazhdon të kurohet në spital. Kemi të bëjmë për rast ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’”, ka shtuar Krasniqi, transmeton Telegrafi.
Me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, i treti kishte urdhëresë aktive ndaj të cilit do të zbatohet urdhëresa. /Telegrafi/