Telegrafi

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të martën në Prishtinë, në ora 13:22, është arrestuar një person, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke e therrur me thikë një person.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/