Të dielën në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, një person ka therrur më thikë një mashkull.
Sipas Policisë së Kosovës viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/