Driton Rugova, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12 e 14 minuta janë informuar për një përleshje që ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Pejë.
Ai ka thënë se një i mitur e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër, duke theksuar se viktima është dërguar në spital, dh sipas mjekëve kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.
“Sulmuesit i është konfiskuar mjeti më të cilin kishte sulmuar, njëkohësisht edhe është arrestuar”, ka shtuar Rugova./Telegrafi/