Një person (shtetas turk) është arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër (shtetas turk).
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:17 në fshatin Smrekonicë, Vushtrri.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Nga i dyshuari është konfiskuar thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/