Telegrafi

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Një therje me thikë ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, pas një përleshjeje fizike.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person”, tha ajo.

Tutje tregoi se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti. /Telegrafi/