Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mesditë ka arrestuar një të dyshuar në Prizren, pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar një person tjetër me thikë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me mjet te mprehtë. Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore në emergjencë dhe më pas është transportuar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”, thotë PK.
Policia shton se i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.