Telegrafi

Therje me thikë në Prizren, lëndohet një person

Foto: Arkiv

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një person tjetër.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:35, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/