Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një person tjetër.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:35, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/