Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti kishte therur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, njofton policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/