Telegrafi

​Therje me thikë në Pejë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Katundi i ri të Pejës, pasi që pas një mosmarrëveshje në një lokal, njëri nga ta ka goditë me thikë viktimën mashkull me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe vazhdon ne përkujdesje të mëtutjeshme.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njeri lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/