Site icon Telegrafi

Therje me thikë në Pejë – dërgohet në urgjencë

Një person është plagosur me thikë në Pejë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime brenda Policisë Rajonale të Pejës, përderisa nga Zyra e Mediave e policisë janë të paqasshëm.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, tek rrethi i Dulisë.

Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes përderisa të tjera po zhvillojnë operacion kërkimi për kapjen e të dyshuarit.

Nuk dihen motivet që çuan në këtët plagosje me thikë./njeshi/

Exit mobile version