Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të therjes me thikë në një shkollë në Prizren.
Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren, të enjten në ora 07:30.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/