Site icon Telegrafi

Therje me thikë në një lokal në Pejë

Në një lokal në Pejë, Policia raporton se tre persona, dy punëtorë të sigurimit të lokalit dhe një mysafir, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” ku si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit.

Dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor lirohen, kurse i dyshuari (mysafir në lokal) është therur në këmbë me një mjet të mprehtë dyshohet-thikë, vazhdon në trajtim të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Mjeti i dyshuar-thika nuk është gjetur. Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar.

Exit mobile version