Një person ka therur me një mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:25 në fshatin Brodosan, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovari cili për motive të panjohura e ka therur me një mjet te mprehte-thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor ne spitalin rajonal në Gjakove ku sipas mjekeve gjendja e tij është e rendë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/