Një person është arrestuar pasi kishte therur me thikë një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:53 në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/