Telegrafi

Therje më thikë në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë një person

Një shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për arsye se edhe ata ishin të lënduar.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/