Të dielën një person është therur me thikë në Deçan.
I lënduari menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për trajtim mjekësor.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.
Rugova bëri të ditur se dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.
“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjes së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia. Gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar”, u shpreh ai.
I dyshuari vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë”./Telegrafi/