Site icon Telegrafi

Therje me thikë mes disa të miturve në Skenderaj

Një përleshje mes disa të miturve ka ndodhur ditën e enjte në Skenderaj.

Policia njofton se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta-thikë, ku edhe lëndime kanë marrë tre persona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version