Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje, e cila ka përfunduar me therje.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 18:15.
“Dhunë në familje… Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/