Para dy orësh një person është therur afër një shkolle në Prishtinë
Një person është therur me thikë afër hyrjes në oborrin e shkollës “Eqrem Çabej” të Prishtinës.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 13:00 të ditës së sotme.
“Rreth orës 12:49 në Rrugën ‘Remzi Salihu’ afër hyrjes së oborrit të shkollës ‘Eqrem Çabej’ ka ndodhur një therje me thikë ku në këtë rast është therur personi me inicialet B.B.,” tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tregoi se “të njëjtit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërgu në emergjencë”.
Rastet e tilla të therjeve, ose përleshjeve pranë shkollave nuk janë të rralla.
Vitin e kaluar therja me thikë e një nxënësi ndodhi në oborrin e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës./Kallxo.com/