Site icon Telegrafi

Therja me thikë në Mitrovicë, flasin nga QKUK: Gjendja shëndetësore e të miturit është stabile

Foto: Arkiv

Gjendja shëndetësore e të miturit i cili paraditen e sotme u përfshi në një përleshje me një të mitur tjetër është në gjendje stabile.

Kështu bëri të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili ndër të tjera u shpreh se pacientit i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në emergjencë.

“Gjendja e pacientit është stabile, u janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga mjeku kujdestar”, ka thënë Syla.

Ndryshe, ngjarja ndodhur sot rreth orës 09:40 në sheshin “Skënderbeu”, në Mitrovicë, ku dy të mitur u përfshinë në një përleshje, e njëri nga të mitur mori lëndime trupore pasi u therë më thikë nga një tjetër.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni theksoi se prokurori është duke u marr me rastin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version