Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit pasi ishte therur me thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në kërkim policor.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante” thuhet në raport. /Telegrafi/