BBC ka marrë kritika të shumta pasi një reper është therur me thikë në prapaskenë në një eveniment muzikor në Birmingham që është zhvilluar të shtunën mbrëma.
Ylli nga Londra, Krept (emri i vërtetë i të cilit është Casyo Johnson), ndodhej në prapaskenë kur është përfshirë në një zënkë në Radio 1 Extra Live.
29-vjeçari është pjesë e dyshes, Krept dhe Konan, ndërsa incidenti ka ndodhur menjëherë pas performancës së tyre, duke detyruar ndërprerjen e evenimentit.
Krept – Morely’s Freestyle thursday 7pm. 3 suprises for you this week. Its gonna be a good week❤️💪🏾🙏🏾 pic.twitter.com/uZD7VmAjEc
— TALLY (@kreptplaydirty) October 6, 2019
Kritikët kanë kërkuar përgjigje se si ka mundur sulmuesi të fusë thikë brenda Arena Birmingham, përkundër kontrollit të madh të sigurisë që është i ngjashëm me ato të aeroporteve.
Nga BBC kanë thënë se janë duke e hetuar rastin dhe po punojnë me ekipin e sigurisë dhe policinë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Nuk dihet nëse personi që e sulmoi reperin ka blerë biletë, apo ka qenë shoqërues i ndonjërit prej performuesve në koncertin muzikor.
Krept ka dalë me deklaratë në rrjetet sociale duke i njoftuar fansat se është në gjendje të mirë.
“Njerëz të mi, faleminderit për mesazhet, jam mirë. Do të kthehem së shpejti. Zoti ishte me mua, më besoni. Nuk mund ta rrëzoni një njeri të mirë”, është deklarata e tij. /Telegrafi/
My people thanks for the messages Im good, ill be back in no time. God was with me trust me. Cant keep a good man down💪🏾❤️
— TALLY (@kreptplaydirty) October 6, 2019