Një shtetas i huaj është therur me mjetë të mprehtë (thikë) nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therë me thike viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/