Një person është arrestuar pasi e ka rrahur si dhe sulmuar me thikë një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20 në sheshin “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka rrahur dhe sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila është përdorë në rast ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/