Një person është sulmuar fizikisht dhe është therur nga tre persona të tjerë.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20 në rrugën “Shkonjave”, në Prizren.
Siç thuhet në raportin e policisë, viktima është duke u trajtuar në repartin kirurgjik të spitalit rajonal Prizren dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
“Të dyshuarit ndodhen në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/