Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë ditën e martë në Prizren.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version