Një person është sulmuar dhe më pas është therur me thikë nga një person i panjohur.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 02:15 në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur nofkën e të cilit e dinë. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi dhe nuk është intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Njësitë policore janë duke u marr me rastin, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi