Një person është therur me thikë këtë të premte në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 18:30.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka përfunduar Ahmeti. /Telegrafi/