Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, të martën rreth orës 14:00.

Viktima është dërguar për të marrë tretman mjekësor në QKUK, pastaj është liruar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version