Një person është therur me thikë sot gjatë ditës në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle rreth orës 14:30, ndërkaq i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci. /Telegrafi/