Një person është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga një person tjetër i panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:45, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet te mprehte-thike, nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/