Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është therur me mjetë të mprehtë (thikë) nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka marr tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak, por nuk ka qenë në gjendje të jap deklaratë.

“Është raportuar se viktima m/k është therur me thikë nga një i dyshuar NN për momentin. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak por nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version