Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/