Telegrafi

Theret me thikë një person në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:36 në rrugën “Fahri Fazli”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/