Telegrafi

Theret me thikë një person në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi gjatë një rrahje ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:33, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/