Një therje me thikë ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Sinë të Istogut.
Policia ka njoftuar se viktima ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa janë në kërkim të personit të dyshuar, transmeton Telegrafi.
“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Istog është pranuar informata se një person mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte i therur më një mjet të fortë. I dyshuari është identifikuar nga dëshmitarët dhe njësitë policore janë në kërkim të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia shton më tej se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të prokurorit hapet rasti lartcekur. /Telegrafi/