Telegrafi

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht dhe me mjetë të mprehtë (thikë) nga tre persona të tjerë të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:20 në Bresje, Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me mjetë të mprehtë thikë nga tre të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/