Telegrafi

Policia jep detaje për therjen me thikë në Deçan

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:14 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.

Siç thuhet në raport, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Lexo po ashtu Theret me thikë një person në Deçan - arrestohet i dyshuari

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet ne mbajtje për 48 ore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/