Një person pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:14 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.
Siç thuhet në raport, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet ne mbajtje për 48 ore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/