Telegrafi

Theret me thikë një nxënës në Kaçanik – arrestohet i dyshuari nxënës

Foto: Ilustrim

Një nxënës 17-vjeçar është therur me thikë këtë të hënë në Kaçanik.

I dyshuar për këtë rast është një nxënës tjetër 16-vjeçar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në  Kaçanik një nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Nga hetimet e para dyshohet  se personi me inicialet  B.B (M/K) 16-vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17-vjeçar edhe ky nxënës”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/