Një i mitur është therur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga një tjetër i mitur.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, në Prizren.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, i mituri nga kalimtarët e rastit është dërguar në Spitalin e Prizrenit pasi kishte plagë të rënda trupore.
“Viktima mashkull kosovar (i mitur), nga kalimtarët e rastit është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që njëjti kishte plagë të rënda trupore. Sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë, mirëpo jashtë rrezikut për jetë. Njësia përkatës policore ka arrti të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), i cili e kishte therur me thikë viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/